Sektorist/e

🛒Viva Fresh Store në Podujevë ofron praktikë 6-mujore për 1 praktikant/e në pozitat Sektorist/e në kuadër të programit Puna Ime e Parë.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdesi për sektorin e caktuar dhe renditja e produkteve në rafte;

  • Kontrollimi i afatit të produkteve dhe mirëmbajtja e pastërtisë së sektorit;

  • Ndihmë për klientët dhe ofrim i informacionit mbi produktet;

  • Raportimi i mungesave ose problemeve te përgjegjësi i sektorit;

  • Punë ekipore dhe individuale, me përkushtim dhe etikë në punë.

 

Kriteret për aplikim:

  • Mosha 18–34 vjeç

  • Të jenë të regjistruar si të papunë

  • Të mos jenë përfitues të skemës sociale

  • Pjesëtarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

  • Arsim fillor, i mesëm ose universitar (absolvent)

  • Motivim për të mësuar dhe aftësi komunikimi

Çka ofrohet:

  • Praktikë 6-mujore në sektorë të ndryshëm të marketit;
  • Mentorim nga stafi me përvojë;
  • Përvojë praktike në tregti dhe shërbim ndaj klientit;
  • Pagesa për punën praktike sipas rregullave të programit;
  • Çertifikatë pas përfundimit të praktikës;
  • Mundësi për punësim të rregullt në Viva Fresh Store, në bazë të performancës dhe angazhimit gjatë periudhës së praktikës.

 

 

This entry was posted in . Bookmark the permalink.