Biznesi NH Shija – A hap thirrje për aplikim për praktikant/e në pozitën e kuzhinierit/es.
📌 Pozita:
- Praktikant/e – Kuzhinier/e
🎯 Qëllimi i praktikës:
Kjo praktikë synon të ofrojë përvojë praktike në fushën e gastronomisë, duke i mundësuar praktikantit/es të zhvillojë aftësi në përgatitjen e ushqimit dhe organizimin e punës në kuzhinë.
Gjatë praktikës, kandidati/ja do të:
- asistojë në përgatitjen e ushqimeve,
- mësojë teknikat bazë të gatimit,
- respektojë standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore,
- zhvillojë aftësi pune në ekip dhe organizim në kuzhinë.
📍 Kohëzgjatja:
6 muaj (praktikë e paguar)
✅ Kushtet e aplikimit:
- Interesim për fushën e gastronomisë
- Gatishmëri për punë praktike në kuzhinë
- Përkushtim dhe disiplinë në punë
📩 Aplikimi:
Të interesuarit mund të aplikojnë pranë biznesit NH Shija – A brenda afatit të përcaktuar.
