Tryezë të diskutimit për krijimin e mundësive më të qëndrueshme

📌​ Voice of Roma, Ashkali and Egyptians ka mbajtur tryezë të diskutimit për krijimin e mundësive më të qëndrueshme dhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në tregun e punës.

​💬​Në këtë tryez është bërë prezantimi i programit të punësimit/sfidat dhe numri i përfituesëve për tre vitet e fundit në programet e punësimit.

Pjesëmarrës në këtë tryez kanë qenë drejtorët e zyrave të punësimit nga shtatë regjionet e Kosovës, të cilët kanë diskutuar aspektet kryesore të punësimit.

Politikat tona si organizatë në programin e punësimit  mbulojn të gjitha fazat e procesit të punësimit, nga analiza e punës në teren e deri tek punësimi i denjë. Këto politika përputhen me angazhimin tonë për anti-racizmin, diversitetin, barazinë dhe pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret përkatëse.

Pjesëmarrësit kanë dhënë rekomandimet e tyre për bashkëpunimin me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për Programin e punës praktike “Puna ime e Parë”, bashkëpunimin me zyrët e punësimit për mbajtjen e sesioneve informuese.