📢 Thirrje për Praktikë – Pozita: Recepsioniste
Hotel Borea shpall thirrje për praktikë për pozitën Recepsioniste, për të rinjtë e interesuar të fitojnë përvojë profesionale në fushën e shërbimit dhe mikpritjes.
Detyrat kryesore:
Pritja dhe përcjellja e klientëve me mirësjellje dhe profesionalizëm.
Menaxhimi i telefonatave dhe rezervimeve.
Informimi i klientëve mbi shërbimet dhe produktet.
Bashkëpunimi me stafin për ofrimin e një shërbimi cilësor.
Kriteret:
Komunikim i mirë verbal dhe aftësi organizative.
Njohuri bazike të kompjuterit (Word, Excel, email).
Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.
Motivim për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.
Çka ofrohet:
Përvojë praktike në recepsion.
Mentorim nga staf me përvojë.
Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës.
Certifikatë për praktikë.