🛒 Thirrje për Praktikë – Sektoriste
Viva Fresh Store në Shtime hap thirrjen për praktikë për pozitën Sektoriste, e dedikuar për të rinjtë që duan të fitojnë përvojë praktike në fushën e tregtisë dhe shërbimit ndaj klientëve.
Detyrat kryesore:
Kujdesi për sektorin e caktuar dhe renditja e produkteve në rafte.
Kontrollimi i afatit të produkteve dhe mbajtja e sektorit të pastër.
Ndihmë për klientët gjatë blerjes dhe ofrim i informacionit mbi produktet.
Raportim i mungesave ose problemeve te përgjegjësi i sektorit.
Kriteret për aplikim:
Motivim për të mësuar dhe dëshirë për të punuar në fushën e shitjes.
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi.
Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
Përvoja paraprake në tregti është përparësi, por jo e domosdoshme.
Çka ofrohet:
Praktikë 6 mujore në sektorë të ndryshëm të marketit.
Mentorim nga stafi me përvojë.
Përvojë e vlefshme në shërbim dhe menaxhim produktesh.
Certifikatë pas përfundimit të praktikës.