📢 Thirrje për Praktikë – Marketing dhe Komunikim
Roma Versitas Kosovo hap thirrjen për praktikë për të rinjtë e interesuar në fushën e Marketingut, PR dhe Komunikimit, me qëllim të zhvillimit të aftësive praktike dhe përvojës profesionale në një mjedis dinamik.
Detyrat kryesore:
Mbështetje në krijimin dhe publikimin e përmbajtjes për rrjete sociale dhe kanale të tjera komunikimi.
Ndihmë në zhvillimin e fushatave marketingu dhe promovimit.
Bashkëpunim me ekipin për aktivitetet e PR dhe ngjarjet e organizatës.
Analizim i performancës së fushatave dhe sugjerime për përmirësime.
Përgatitja e raporteve dhe materialeve për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm.
Kriteret për aplikim:
Studentë ose të diplomuar në Marketing, Komunikim, Gazetari, Menaxhim apo fusha të ngjashme.
Kreativitet, iniciativë dhe aftësi të mira komunikimi.
Njohuri bazike të rrjeteve sociale dhe mjeteve digjitale.
Motivim për të mësuar dhe për të punuar në ekip.
Çka ofrohet:
Praktikë 6 mujore me mentorim nga profesionistë të fushës.
Eksperiencë e drejtpërdrejtë në zhvillimin e projekteve marketingu dhe komunikimi.
Mundësi zhvillimi profesional dhe certifikatë pas përfundimit të praktikës.