
Mirësevini në Platformën për Punëdhënësit!
Platforma “Puna Ime e Parë” ofron një mundësi unike për të përfituar nga
talenti i ri, duke mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve dhe duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të kompanive/bizneseve private. Ky program nuk është vetëm një iniciativë sociale, por edhe një mundësi strategjike për bizneset që dëshirojnë të investojnë në fuqinë punëtore të së nesërmes.



Ky program ofron përfitime të shumta për punëdhënësit:
- Subvencionim i Pagës: Për një periudhë 6-mujore paga për praktikantët mbulohet nga programi, duke reduktuar ndjeshëm kostot e punës për kompaninë.
- Zhvillimi i Kapaciteteve të Brendshme: Kompanitë kanë mundësinë të investojnë në zhvillimin e aftësive të praktikantëve sipas nevojave të tyre specifike, duke i përgatitur ata për rolet e ardhshme brenda kompanisë.
- Rekrutim i Stafit të Ri: Ky program lehtëson procesin e identifikimit dhe trajnimit të talenteve të rinj, duke u ofruar kompanive mundësinë për të zgjedhur dhe mbajtur punonjësit më të aftë.
- Punëdhënës që ka përgjegjësi sociale: Pjesëmarrja në program pozicionon kompaninë si një aktor i rëndësishëm në përmirësimin e integrimit social dhe ekonomik të komuniteteve të cenueshme.
- Eksperimentim pa Rrezik Financiar: Kompanitë mund të testojnë role të reja ose të mbushin boshllëqet në staf pa pasur kosto të larta financiare.

Mbështetja për Praktikantët
Përveç mbulimit të pagës, punëdhënësit ofrojnë:
- Mbështetje direkte nga ekspertët dhe drejtuesit e kompanisë për zhvillimin e aftësive teknike dhe profesionale të praktikantëve.
- Eksperiencë praktike në ambientin e punës, duke krijuar mundësi për ndërtimin e rrjeteve profesionale.
- Zhvillimin e aftësive të reja si menaxhimi i kohës, zgjidhja e problemeve dhe puna në ekip.
- Certifikata dhe referenca të vlefshme për tregun e punës.
- Mundësinë për punësim të përhershëm nëse praktikanti tregon performancë të shkëlqyer gjatë periudhës 6-mujore.



Ky program është më shumë se një praktikë pune – është një partneritet strategjik për të ndërtuar një forcë punëtore të aftë, të larmishme dhe të motivuar. Duke marrë pjesë, kompanitë investojnë në kapitalin njerëzor dhe pozicionohen si liderë në zhvillimin e fuqisë punëtore të së ardhmes.
Platforma jonë është partneri juaj për të fuqizuar biznesin tuaj me talentin e duhur dhe për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Regjistrohuni sot për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të suksesshme për kompaninë tuaj!