Thirrje për aplikim Puna ime e Parë
Organizata “Voice of Roma Ashkali and Egyptian” ka hapur thirrjen për aplikim për programin “Puna ime e Parë” për gjeneratën e tretë të vitit 2025. Ky program është një mundësi e mirë për pjestarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjitpian nga mosha 18 deri 34 vjeç, të cilët janë në kërkim të punës së tyre të parë.
Qëllimi i programit është të inkurajojmë aftësimin e të rinjve nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjitpian për punësim dhe t’i ofrojë mbështetje ekonomisë në zgjidhjen e problemit të mungesës së personelit.
Përmes këtij programi ne synojmë që të rinjve të ju ofrohet mundësia që gjatë punës praktike të asistohen nga mentor, staf të kompanisë, të ngrisin shkathtësitë e tyre profesionale përmes trajnimeve në punë dhe të kenë mundësi të familjarizohen me kompaninë dhe rregullat e saj për gjashtë (6) muaj.