Isak SKENDERI
Ojq Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve

TË DASHUR TË RINJ

ËSHTË një kënaqësi e veçantë të ndaj me ju nismën tonë më të re, programin “Puna ime e Parë”. Ky program është krijuar me qëllim t’ju ofrojë mundësinë e parë për të përjetuar botën profesionale dhe për të zhvilluar aftësitë që do të jenë themelore në rrugën tuaj të karrierës.Ne si organizat “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” besojmë fuqimisht se fuqizimi i të rinjve, përmes përvojave praktike dhe mbështetjes profesionale, do të jetë çelësi për një të ardhme të suksesshme dhe të qëndrueshme për të rinjt e komuniteteve rom, ashkali dhe egjitpian.

Ky program ju ofron mundësinë për të mësuar nga afër, për të sfiduar veten dhe për të kontribuar në projekte të ndryshme që kanë një impakt të madh në jetën e të rinjve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjitpian. Ne ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e kësaj përvoje unike që, pa dyshim, do të pasurojë njohuritë tuaja dhe do t’ju hapë dyert drejt mundësive të reja. Ju mirëpresim në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe mezi presim të shohim energjinë dhe idetë tuaja të reja që do të na ndihmojnë të ecim përpara së bashku.

Programi edukimit

Programi banimit

Programi i Antigjipsizmit

Programi i punësimit

Programi i fuqizimit të gruas

Qëllimi

Qëllimi i platformës është të inkurajojë aftësimin e të rinjve nga radhët e komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjitpian për punësim dhe t’i ofrojë mbështetje ekonomisë në zgjidhjen e problemit të mungesës së personelit. Të rinjët do të kenë përfitime në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me punën e tyre të parë.

Synimi

Të sigurojmë punësim të denjë dhe jo shfrytëzues për përmirësimin e mundësive të ardhshme të jetës dhe dinjitetit të pjestarëve të komuniteteve: rom, ashkalinjë dhe egjiptianë. Pra, ofrimin e një rruge më të fortë dhe gjithëpërfshirëse nga arsimi drejtë punësimit.

Mundësitë

Platforma “Puna ime e Parë” ju jep mundësi të rinjëve për të hyrë në kompanitë e dëshiruar dhe mundësintë për të marrë kontratën tyre të parë të punës pas përfundimit të programit 6 mujor. Kjo mund të jetë një mundësi e artë për ta, sepse përvojat e shumë njerëzve tregojnë se gjetja e punës së parë është më e vështira.

Platforma “Puna ime e Parë” do të promovojë punësimin e të rinjëve duke ofruar vende pune të denja dhe trajnime profesionale në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për të rinjët e pa punë. Kështu ata do të fitojnë njohuritë aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për punësim duke adresuar ndërkohë edhe problemin e mungesës së stafit në sektorin publik/privat. Puna praktike do të kryet sipas programit të vendosur me një mentor që mbikëqyr dhe ofron mbështetje. Pas përfundimit, ata do të marrni një referencë të punës praktike të përfunduar për punë specifike, e cila rrit shanset e tyre për të gjetur një vend pune. Puna praktike ofrohen në periudhën 6 mujore për punë, ku do të fitojnë përvojën e tyre të parë të punës, dhe të cilat më pas do ti zbatonin në njohuritë e fituara, dhe do të zhvillojnë aftësi të reja dhe do të përmirësojnë zakonet e punës.

Programi fokusohet gjithashtu edhe në punëdhenësit me përgjejgësi shoqërore të cilët besojnë se të rinjëve duhet tu japet një shans dhe të cilët janë të gatshëm të hartojnë dhe zbatojnë një plan cilësor për ti përgaditur këta të rinjë në profile specifike dhe sipas kërkesës së tregut të punës. Specifikisht do të fokusohen në profile më me në interes për gratë ku do të referohemi me pozita si: Punonjës Social për Mbrojtjen e Fëmijëve, Mësues, Personel Mjekësor, Administror Publik etj

Bashkëpunëtorët

Programi i Punësimit do të punojë ngushtë me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe portalet, që mund të jetë më e aksesueshme dhe më e rëndësishme për punë kërkuesit romë, ashkalinjë dhe egjiptianë.