📢 Thirrje për Asistent Farmacie
Farmacia Barnatore Vitamina shpall thirrje për 2 asistent farmacie për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.
Kriteret:
Të ketë të përfunduar shkollën e mesme në drejtimin farmaci;
Përvojë e mëparshme është përparësi, por jo e domosdoshme;
Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi me klientët;
Përgjegjësi, korrektësi dhe dëshirë për të mësuar.
Përgjegjësitë kryesore:
Asistimi në shitjen dhe shpërndarjen e barnave;
Kujdesi për renditjen dhe mirëmbajtjen e barnave në farmaci;
Ndihma në dhënien e informacionit bazë për produktet;
Mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në hapësirat e punës.