Viva Fresh Shtime

🛒 Thirrje për Praktikë – Sektoriste

Viva Fresh Store në Shtime hap thirrjen për praktikë për pozitën Sektoriste, e dedikuar për të rinjtë që duan të fitojnë përvojë praktike në fushën e tregtisë dhe shërbimit ndaj klientëve.

Detyrat kryesore:

  • Kujdesi për sektorin e caktuar dhe renditja e produkteve në rafte.

  • Kontrollimi i afatit të produkteve dhe mbajtja e sektorit të pastër.

  • Ndihmë për klientët gjatë blerjes dhe ofrim i informacionit mbi produktet.

  • Raportim i mungesave ose problemeve te përgjegjësi i sektorit.

Kriteret për aplikim:

  • Motivim për të mësuar dhe dëshirë për të punuar në fushën e shitjes.

  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi.

  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.

  • Përvoja paraprake në tregti është përparësi, por jo e domosdoshme.

Çka ofrohet:

  • Praktikë 6 mujore në sektorë të ndryshëm të marketit.

  • Mentorim nga stafi me përvojë.

  • Përvojë e vlefshme në shërbim dhe menaxhim produktesh.

  • Certifikatë pas përfundimit të praktikës.

This entry was posted in . Bookmark the permalink.