📢 Thirrje për Praktikë – Posta e Kosovës
Posta e Kosovës fton të gjithë të rinjtë e interesuar të aplikojnë për programin e praktikës profesionale, me qëllim të zhvillimit të aftësive të tyre dhe përfitimit të përvojës në një institucion publik me traditë dhe rëndësi të veçantë në shërbimin ndaj qytetarëve.
Pozitat e praktikës mund të përfshijnë:
Asistim në shërbimet postare dhe menaxhimin e dërgesave.
Mbështetje në recepsion dhe komunikim me klientët.
Ndihmë në administratë dhe sektorë teknikë.
Përgatitje dhe arkivim i dokumentacionit.
Kriteret për aplikim:
Studentë ose të diplomuar së fundmi në fusha të ndryshme (administratë, ekonomi, IT, komunikim, etj.).
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
Motivim për të mësuar dhe për të fituar përvojë pune.
Përvoja paraprake nuk është e domosdoshme.
Çka ofron Posta e Kosovës:
Mundësi praktike 6 mujore në sektorë të ndryshëm.
Mentorim nga staf me përvojë profesionale.
Njohuri praktike mbi proceset postare dhe administrative.
Certifikatë pas përfundimit të praktikës.