75 të rinj nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përfunduan me sukses trajnimin për zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe prezantimit

🔖 Në kuadër të programit “Puna ime e Parë,” 75 të rinj nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përfunduan me sukses trajnimin për zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe prezantimit.

🗣️ Ky program synon fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës, duke i pajisur me shkathtësi kyçe për punësim dhe vetëbesim në angazhimet profesionale.

📌 Një komponent e rëndësishme e trajnimit ishte edhe sesioni i antigjipsizimit i moderuar nga Senad Ibishi, i cili kishte për qëllim të adresonte paragjykimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto komunitete.

📝 Më pas trajnimin e vazhdoi gazetarja Jeta Xharra duke i informuar pjesëmarrësit mbi: aftësitë e komunikimit dhe prezantimit, teknikat për një intervistë të suksesshme, sjelljen dhe këshilla të tjera  të rëndësishme gjatë aplikimeve për punësim, etj

🙌 Kjo nismë tregon rëndësinë e fuqizimit të të rinjve dhe përpjekjeve për krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse.