Puna ime e parë
Hapi i parë drejt një karriere premtuese!
Organizata “Voice of Roma Ashkali and Egyptian” ka hapur thirrjen për aplikim për programin “Puna ime e Parë” për gjeneratën e tretë të vitit 2025. Ky program është një mundësi e mirë për pjestarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjitpian nga mosha 18 deri 34 vjeç, të cilët janë në kërkim të punës së tyre të parë.
Qëllimi i programit është të inkurajojmë aftësimin e të rinjve nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjitpian për punësim dhe t’i ofrojë mbështetje ekonomisë në zgjidhjen e problemit të mungesës së personelit.
Përmes këtij programi ne synojmë që të rinjve të ju ofrohet mundësia që gjatë punës praktike të asistohen nga mentor, staf të kompanisë, të ngrisin shkathtësitë e tyre profesionale përmes trajnimeve në punë dhe të kenë mundësi të familjarizohen me kompaninë dhe rregullat e saj për gjashtë (6) muaj.
Apliko🌟 Një ngjarje e veçantë dhe inspiruese 🌟 Vajzat e programit “Puna Ime e Parë” realizuan
📌 Voice of Roma, Ashkali and Egyptians ka mbajtur tryezë të diskutimit për krijimin e mundësive
🔖 Në kuadër të programit “Puna ime e Parë,” 75 të rinj nga komunitetet rom, ashkali
Jeta është si një faqe e bardhë, dhe çdo vendim që merr është një brushë që pikturon të ardhmen tënde. Punoni fort, mësoni nga çdo përvojë dhe mos kini frikë të gaboni – sepse nga gabimet mësojmë gjërat më të rëndësishme. Të jesh praktikant është fillimi i një udhëtimi të madh. Ki besim në vetvete dhe mos harro: ata që kanë guxim të ëndërrojnë kanë forcën për të ndryshuar botën.” Amanda Toska